LAJMI I FUNDIT:

Konjufca reagon rreth lajmit për njohje nga Xhamajka: Shumë shpejt do të ndërmarrë veprime

Konjufca reagon rreth lajmit për njohje nga Xhamajka: Shumë shpejt do të ndërmarrë veprime

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka reaguar rreth lajmit për njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës.

Konjufca përmes një postimi në Fcebook, ka shkruar se informatën për njohje nga Xhamajka e ka marrë nga ambasadorja Vlora Çitaku.


(Mos)njohja nga Xhamajka, Presidenca: Zyrtarisht për njohje u informuam nga ambasadorja Çitaku
Lexo po ashtu (Mos)njohja nga Xhamajka, Presidenca: Zyrtarisht për njohje u informuam nga ambasadorja Çitaku

Ai ka thënë se shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

Ndryshe dje presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter njoftoi se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo një lajm i tillë u demantua sot nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, e cila tha se deri më tash shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori