LAJMI I FUNDIT:

(Mos)njohja nga Xhamajka, Presidenca: Zyrtarisht për njohje u informuam nga ambasadorja Çitaku

(Mos)njohja nga Xhamajka, Presidenca: Zyrtarisht për njohje u informuam nga ambasadorja Çitaku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje përmes një postimi në Twitter, njoftoi se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo një lajm i tillë u demantua sot nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, e cila tha se deri më tash shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Xhamajka njeh Pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu Xhamajka njeh Pavarësinë e Kosovës

E për një lajm të pakonfirmuar, zyra e presidentit në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se njoftimin për njohjen nga Xhamajka e kanë marrë zyrtarisht nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Më tej Presidenca thotë se për informacione tjera duhet t’i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori