LAJMI I FUNDIT:

Xhamajka njeh Pavarësinë e Kosovës

Xhamajka njeh Pavarësinë e Kosovës

Shteti i Xhamajkës, ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter.


Thaçi ka thënë se ambasadorja e Kosovës në New York, ia ka kumtuar lajmin.

“Xhamajka e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është rezultat i një pune të vështirë të lobimit disavjeçar, përfshirë edhe Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, ka shkruar Thaçi.

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e kemi njohur Kosovën
Lexo po ashtu Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e kemi njohur Kosovën

Aktualisht, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur Kosovën, ndërkaq ky është shteti i 117.

Përderisa Kosova nuk e ka një pasqyrë të saktë se a janë 117 apo më pak vende që e njohin atë si shtet, gjasat e saj për anëtarësim në organizata e mekanizma ndërkombëtarë konsiderohen si fare të vogla, çka është dëshmuar me dështimin e saj për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Ministria e Jashtme e Kosovës, kohë më parë e kishte akuzuar Qeverinë e Serbisë se po ofron ryshfet në këmbim të tërheqjes së njohjes për Kosovës.

Më herët, zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se në tre vjetët e fundit, Kosova është përballur me një fushatë të paprecedentë diplomatike dhe propagandistike nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera, për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori