LAJMI I FUNDIT:

Konjufca e Kurti homazhe te varri i Ilir Konushevcit: Ai ishte njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së

Konjufca e Kurti homazhe te varri i Ilir Konushevcit: Ai ishte njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Konjufca tha se Ilir Konushevci është njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së.


“Së bashku me kryeministrin jemi këtu përballë varrit të heroi Iliri Konushevci i cili së bashku me doktorin Hazir Mala kanë rënë këtu 23 vite më parë duke i shërbyer kombit  tonë në luftën tonë çlirimtare.  Ilir Konushevci është njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së, do të ishte i pa mendueshëm në fillesat e veta organizimi i UÇK-së dhe i luftës pa kontributin e jashtëzakonshëm të Konushevcit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se rënia e tij 23 vite më parë, ka qenë humbje e madhe për organizmin dhe logjistiken e UÇK-së.

“Ai do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë prej kombit shqiptar si njëri prej heronjve më të rëndësishëm të luftës tonë. Lavdi”, tha Konjufca.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti tha se Ilir Konushevci dhe Hazir Mala kanë qenë punëtor të zellshëm për luftën çlirimtare, e më pas edhe luftëtarë të mëdhenj që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme.

“Rënia e tyre e ngriti vetëdijen te të gjithë qytetarët tonë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit. Ilir Konushevci dhe Hazir Mala e kuptonin se faktori i brendshëm është vendimtarë për çlirimin e vendit. Dëshmorët janë dëshmuar dhe ne duhet të dëshmohemi tek ata, dhe të ecim drejt në rrugën që kanë shtruar ata. Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer punë më të rëndësishme, neve na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës të cilën duhet ta kryejmë me nderë me progresin më mendje e dëshmorët në zemër. Lavdi”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori