LAJMI I FUNDIT:

Kongresisti amerikan: Dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet

Kongresisti amerikan: Dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet

Kongresisti amerikan, Bill Keating, ka thënë se Kosova duhet të avancojë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe “para së gjithash, dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet”.

“…para së gjithash, dhuna duhet të ndalet dhe kjo është diçka mbi të cilën të dyja palët kanë kontroll. Është një parakusht për të ecur përpara në të gjitha frontet e tjera”, ka deklaruar kongresisti amerikan.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe), duke komentuar çështjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, më saktësisht mes Kosovës dhe Serbisë, Keating tha se SHBA e e kupton shqetësimin e qytetarëve.

“Ne i kuptojmë ato shqetësime dhe se, madje edhe me zgjedhje të lira, ka disa gjëra që ishin jashtë kontrollit të Kosovës, njerëzit i bojkotuan. Por ne e bëmë të qartë ato gjëra për të cilat Kosova është zotuar, sa i përket atyre komunave dhe komunitetit, dhe në këtë drejtim duhet të vazhdohet të punohet”, ka theksuar Keating.

Ai ka deklaruar se pret nga Kosova që të punojë drejt themelimit të Asociacionit, meqë, sipas tij, kjo është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

“Kosova ka thënë se do të bëjë përparim drejt një Asociacioni komunash dhe kjo është diçka që Bashkimi Evropian dëshiron veçanërisht ta shohë”, tha Keating.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk janë aq drejtpërdrejt të përfshira në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa Bashkimi Evropian.

“Është mes Bashkimit dhe atyre vendeve. Por nëse ato ecin përpara drejt anëtarësimit dhe angazhohen për disa gjëra, ato do të duhet ta përmbushin atë, nëse edhe Bashkimi Evropian ecën përpara”.

Ai ka thënë se “ShBA dëshiron ta ndihmojë rajonin sa më shumë që të mundemi dhe të përpiqemi të lehtësojmë paqen”.

“Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe ka probleme që duhen adresuar”, tha kongresisti amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori