LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet marihunë në dy shtëpi në Demir Kapi

Konfiskohet marihunë në dy shtëpi në Demir Kapi

Gjatë kontrollit në dy shtëpi në Demir Kapi është gjetur marihuanë. Nga policia njoftojnë se njëri kontroll është bërë në një shtëpi qytetin e Demir Kapisë, ndërsa tjetri në fshatin Çiflik të këtij qyteti.

“Dje në orën 11:00 gjatë kontrollit në shtëpinë e 29-vjeçarit nga Demir Kapia, janë gjetur dhe konfiskuar disa kuti me materie të gjelbër, me siguri marihuanë”, tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski.


Një orë më vonë në fshatin Çiflik është kryer kontroll në shtëpinë e 38-vjeçarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me marihuanë dhe heroinë.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme arriti të parandalojë futjen në Shkup të 91 kilogramëve heroinë, ku edhe arrestoi tre persona./Telegrafi/