Konfiskohen mbi 78 kg marihuanë në një shtëpi në Podujevë, detaje nga arrestimi i shtatë shtetasve nga Shqipëria

Arrestohen shtatë persona (dy burra dhe pesë gra) shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollës në një shtëpi ku ishin, janë gjetur dhe konfiskuar; 78 kilogram e 900 gram marihuanë, katër aparat për përpunim, dy peshore, një aparat për paketim, gjashtë telefona dhe qese paketimi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00, në Shtedim të Podujevës.
Tutje në raport bëhet e ditur se shtatë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se gjatë një punë operative, njësitet e hetuesisë kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar, dy meshkuj dhe pesë femra shtetas/e të Shqipërisë pasi që, gjatë kontrollës në një shtëpi ku ishin, janë gjetur dhe konfiskuar; 78 kilogram e 900 gram marihuanë, katër aparat për përpunim, dy peshore, një aparat për paketim, gjashtë telefona dhe qese paketimi. Shtatë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pronari i shtëpisë mashkull kosovar gjendet në arrati. /Telegrafi/


















































