LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 10 kilogramë marihuanë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë (Foto)

Konfiskohen 10 kilogramë marihuanë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë (Foto)

Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Prishtinës dhe Mitrovicë kanë konfiskuar mbi 10 kilogramë marihuanë, si dhe kanë arrestuar një person të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 ku gjatë punëve operative në terren policia ka arritur deri te informacioni për një veturë të dyshuar që dyshohej se transportonte substanca narkotike.


“Njësitet policore kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 273.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: O. N lindur me 1990 m/sh/Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë kontrollit të veturës, në pjesën e pasme është gjetur një çantë e mbushur me 20 paketime, e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pas matjes nga Forenzika substanca narkotike ka rezultuar të jetë: 10 kilogramë e 766 gramë

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/

unnamed-1

unnamed

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori