Arrestohet në flagrancë teksa tentonte të hynte për të vjedhur në një shtëpi në Prishtinë


Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale "vjedhje e rëndë në tentativë".
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 4 korrik 2026, rreth orës 01:45, kur njësitet policore kanë hasur një të dyshuar, mashkull kosovar, duke tentuar të hynte në shtëpinë e ankuesit me qëllim kryerjen e një vjedhjeje.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































