Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez


Jorge Jesus do të jetë përzgjedhësi i ri i Portugalisë, pasi është arritur marrëveshja që ai të zëvendësojë Roberto Martínez në krye të kombëtares portugeze.
Vetëm disa orë pasi konfirmoi largimin e Roberto Martinezit, Federata Portugeze arriti marrëveshje me Jorge Jesusin për ta emëruar përzgjedhës të ri të Portugalisë, sipas raportimeve të shumta.
Kontrata e tij do të jetë katërvjeçare dhe do t’i mundësojë teknikut portugez ta udhëheqë kombëtaren në Euro 2028 dhe në Kupën e Botës 2030, turne ky që do të organizohet bashkërisht nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.
Sfida e parë e madhe për Jorge Jesusin do të jetë mbrojtja e titullit në Ligën e Kombeve, të fituar nga Portugalia në vitin 2025. Portugezët ndodhen në një grup me Uellsin, Norvegjinë dhe Danimarkën.
Në moshën 71-vjeçare, Jorge Jesus do të drejtojë për herë të parë një kombëtare.
🚨🇵🇹 Jorge Jesus to become new Portugal head coach, here we go! He’s accepted to take over after Roberto Martínez. 🫱🏻🫲🏼
Jorge Jesus will lead the project for Nations League, Euro 2028 and next World Cup. 🔜
He’s won Saudi Pro League title at Al Nassr this season with Cristiano. pic.twitter.com/KL3f9SXqjb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2026
Karriera e tij si trajner nisi në vitin 1989 te Amora, ndërsa katër vitet e fundit i ka kaluar jashtë Portugalisë. Fillimisht ai drejtoi Fenerbahcen më pas Al Hilalin dhe së fundmi Al Nassr në Arabinë Saudite, ku fitoi titullin kampion me të dy klubet dhe pati nën drejtim edhe Cristiano Ronaldo.
Në Portugali, ai u bë i njohur gjatë periudhës te Braga, me të cilën fitoi Intertoto Cup, sukses që i hapi rrugën transferimit te Benfica.
Gjatë dy periudhave te Benfica, nga viti 2009 deri në 2015 dhe më pas nga 2020 deri në 2022, ai fitoi tre tituj kampion të Portugalisë.
Në vitin 2015, Jesus bëri një lëvizje të bujshme te rivali i madh Sporting Lisbona, ku qëndroi për tre sezone dhe fitoi një Superkupë dhe një Kupë të Ligës./Telegrafi/









































