LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të vogla.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thuhet në raportin e LAMM.


LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Sipas informacioneve të NP “Rrugët e Maqedonisë”, në aksin rrugor A3 Dellçevë – Makedonska Kamenicë akoma ka rrëshqitje të dheut, ndërsa qarkullimi zhvillohet i devijuar./Telegrafi/