Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar sot ndaras me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me kërkesa konkrete për hapat që duhet ndërmarrë bashkërisht për të ndikuar kështu në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Sipas komunikatës të lëshuar nga Komuna, thuhet se në takimin e përbashkët me këto institucione, të mbajtur në Komunë të Prishtinës, u dakorduam që nga 31 janari të fillojmë me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër:
– Reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00; qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës (targat që numrin e fundit e kanë tek, qarkullojnë në datat tek; targat që numrin e fundit e kanë çift, qarkullojnë në datat çift). Do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente. Në të dyja rastet, do të shfrytëzohen pa pagesë autobusët e Trafikut Urban, që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara.
– Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.
– Ndalohet shitja dhe përdorimi i thëngjillit në Prishtinë
– Drejtoria e Inspekcionit bashkë me Inspektorët e Ministrisë do t’i kontrollojnë bizneset që përdorin thëngjillin si lëndë djegëse, si dhe ekonomitë familjare, ashtu që të ndërmarrin masa në secilin rast ku tejkalohet norma e ndotjes.
Tashmë, gjashtë ekipe të Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për të kontrolluar dokumentacionin e automjeteve transportuese, dhe për të verifikuar nëse e kanë bërë kontrollimin sipas ligjit (çdo 6 muaj). Tri ekipe të tjera të Inspekcionit, janë aktivizuar në akset kryesore të hyrjes në Prishtinë, për t’i ndaluar taksitë ilegalë që vijën nga komunat e tjera.
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saja për ta tejkaluar këtë situatë emergjente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë thirrje Serbisë nga Kievi: Tërhiqni trupat nga kufiri me Kosovën

Von Cramon: Gjermania duhet të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë

Ariu në Pejë, qytetari ankohet se ia ka ngrënë 300 pula

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal