LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Lipjanit ofron hapësirë parkimi falas për mërgimtarët

Komuna e Lipjanit ofron hapësirë parkimi falas për mërgimtarët

Komuna e Lipjanit u ka ofruar mërgimtarëve hapësirë për parkim falas deri më 31 gusht, e gjithë kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh dhe evitimit të tollovisë

Deri më 31 gusht, mërgimtarët në Lipjan nuk e kanë problem të gjejnë parking për automjetet e tyre.   Komuna ua ka liruar hapësirën e tyre për të krijuar hapësirë më shumë, për bashkatdhetarët tanë.


Tefik Vesiqi,  mërgimtar nga Zvicra e mirëpret vendimin e Komunës së Lipjanit.

“Mirë është shumë. Ide shumë e mirë…Ndoshta për ne nuk çon shumë peshë, por mbase e kanë si ide ata e dinë më mirë”, thotë për RTV Dukagjinin, mërgimtari Tefik Vesiqi.

Avni Olluri, drejtor i Administratës në Lipjan  tha se kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh të veturave me qëllim që t’ua lehtësojnë qarkullimin mërgimtarëve.

“Të gjithë qytetarët kanë shërbim pune deri në ora 18:00 ndërsa ditën e shtunë kanë shërbim nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Kjo për bëhet për t’iu ofruar shërbime më të lehta qytetarëve pasi që fluksi është i madh me rastin e kthimit të mërgimtarëve”, tha Avni Olluri, përcjell Telegrafi.

Këtë mikpritje mërgimtarët  e kanë edhe në komuna të tjera si në Suharekë apo Rahovec./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori