LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit u jep afat borxhlinjve që deri në fund të vitit t’i shlyerjen obligimet

Komuna e Gjilanit u jep afat borxhlinjve që deri në fund të vitit t’i shlyerjen obligimet

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Zijadin Maliqi, ka apeluar tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i përgjigjen thirrjes për pagesën e faturave të tatimit në pronë, sepse për vonesat eventuale barra e kamatës dhe e dënimit është rënduese për të gjithë borxhlinjtë sipas skemës ligjore nga niveli qendror.

Këtë apel drejtori Maliqi e ka bartur nga konferenca e organizuar pikërisht për t’i njoftuar qytetarët dhe bizneset për borxhet ndaj tatimit në pronë dhe taksave të tjera.

“Komuna e Gjilanit, para dy muajsh ka paralajmëruar qytetarët borxhlinj, me vërejtjet e fundit dhe sot kërkojmë nga të gjithë që t’i kryejnë obligimet e veta, sepse vonesat e mëtutjeshme do të jenë rënduese për të gjithë. Nëse borxhet deri në fund të këtij viti nuk paguhen, sistemi qendror i tatimit në pronë me datën 1 janar 2019 e gjeneron dënimin dhe kamatën, për çka përsëri do të jetë një vështirësi për qytetarët, sepse krahas obligimit do të shtohen edhe këto dy vlera”, ka thënë Maliqi.

Ai ka potencuar se një pjesë e borxhlinjve të mëdhenj i janë përgjigjur thirrjes së Komunës për pagesën e obligimeve.

“Jemi falënderues për të gjithë ata borxhlinj që tashmë janë në proces të pagesave ose kanë përfunduar ato. Gjithashtu, në bazë të ligjit ne jemi të obliguar që të vazhdojmë me mjetet ligjore për të mbledhur obligimet. Nuk dëshirojmë që të marrim hapat e fundit, mirëpo nëse nuk ka përgjigje pozitive nga ana e atyre që kanë obligime, atëherë jemi të detyruar të veprojmë me forma juridike”, ka thënë mes tjerash ai.

Ai, gjithashtu, ka potencuar se ka një rritje të të hyrave nga tatimi në pronë kur bëhen krahasimet me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Drejtori për Buxhet dhe Financa ka theksuar se të gjitha mjetet e grumbulluara nga sektori i tatimit në pronë do të kthehen përsëri tek qytetarët përmes investimeve kapitale, si në rrugë, kanalizim, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte tjera në bazë të planifikimit vjetor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori