LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit dhe AKP-ja koordinohen që t’i largojnë nga privatizimi asetet e rëndësishme

Komuna e Gjilanit dhe AKP-ja koordinohen që t’i largojnë nga privatizimi asetet e rëndësishme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, (AKP) Zyra Rajonale në Gjilan, Zeqirja Morina – menaxher dhe Gursel Sherif, udhëheqës i ekipit të privatizimit.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi lidhur me identifikimin e aseteve me rëndësi vitale për Komunën e Gjilanit, të cilat janë nën administrim të AKP-së, sikurse që është biseduar edhe për çështje tjera në interes të bashkëpunimit sa më të mirë të Komunës së Gjilanit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.


Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së në Gjilan për vizitën, duke kërkuar nga ky institucion që konform mandatit të saj këto prona të mbesin në shfrytëzim të Komunës së Gjilanit dhe të përjashtohen nga procesi i privatizimit.

Nga ana e tij, menaxheri i AKP-së në Gjilan, Zeqirja Morina, ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin, ndërkaq ka konfirmuar se kërkesa e Komunës së Gjilanit për pronat e identifikuara do t’i drejtohet sot Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për procesim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
Kalo në kategori