LAJMI I FUNDIT:

Kompletohet lista e skuadrave që do të marrin pjesë në ‘Champions Stage’ të BLAST Paris Major

Kompletohet lista e skuadrave që do të marrin pjesë në ‘Champions Stage’ të BLAST Paris Major
(Foto: HLTV)

Tetë skuadra do të garojnë në sallën Accor Arena në Paris, për çmimin e madh prej 500.000 dollarësh të BLAST Paris Major CS:GO.

Kanë mbetur edhe pak ndeshje nga finalja e madhe e turneut të fundit Major të lojës CS:GO.


Skuadra si Vitality, Heroic, Monte, Liquid, GamerLegion, Apeks, Into the Breach dhe FaZe do të nisin garën përballë publikut në Paris me datën 18 maj.

Ndeshja finale do të zhvillohet më datën 21 maj në formatin ‘Bo3’, ku për vendin e parë do të ndahen gjithsej 500.000 dollarë.

Edhe pse ky Major ka pasur shumë befasi, dy favoritët kryesor për ta fituar çmimin e vendit të parë janë Vitality dhe Heroic.

Të gjitha ndeshjet e këtij Majori transmetohen në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch. /Telegrafi/