Kompany: Lëndimi im nuk është serioz

Futbollisti belg e lëshoi fushën 15 minuta pa përfunduar takimi, pasi nuk mund të vazhdonte.
“Largimi ishte vetëm një masë parandaluese. Nuk është serioz, e njoh trupin tim”, ka thënë 29-vjeçari.
City e humbi sfidën në Etihad Stadium me rezultat 1-2 dhe ky ishte një fillim i keq në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që në Ligën Premier ka regjistruar vetëm fitore në këtë fillim sezoni.
Në rast se fiton ndaj West Hamit në fundjavë, atëherë City do ta regjistrojë edhe fitoren e gjashtë radhazi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































