LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e ujësjellësit tashmë do të paguajnë borxhin e papaguar për 10 vite

Kompanitë e ujësjellësit tashmë do të paguajnë borxhin e papaguar për 10 vite

Kur qytetarët nuk paguajnë borxhet nga kompanive rajonale të ujësjellësve, shpejt ata shkëputen nga rrjeti i furnizimit. Por, vet këto kompani i kanë borxh shtetit për taksën ujore për pajisjen me leje ujore mbi 1.5 milion euro.

Tashmë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u ka mundësuar atyre që borxhin ta shlyejnë brenda katër viteve të ardhshme, pas këtij viti.

Në një deklaratë për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së ministrit në këtë ministri, Fatmir Matoshi, tregon se borxhi përfshinë periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2017.

Duke shpjeguar për marrëveshjen që kanë nënshkruar me kompanitë, thotë se ata që nuk i përmbahen do u revokohet leja ujore për operim.

“Ne kemi pas një takim me të gjithë, kemi kërkuar mendimet e tyre, kemi kërkuar afatet e tyre që të mos ju pengojnë funksionimin e ndërmarrjeve publike të kompanive të ujësjellësit. Jemi marr vesh që në 4 vitet e ardhshme ata të paguajnë 80 për qind të borxhit që kanë, ndërsa menjëherë (brenda muajit shtator) të paguajnë 20 për qind”, thotë ai.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve, sipas tij, është programimi dhe shlyerja e borxhit të akumuluar prej vitit 2007-2017 nga këto kompani.

Ai deklaroi se kompanitë rajonale të ujësjellësit nuk mund të pajisen me leje ujore nga MMPH-ja në rast të mos pagesës prej 20 për qind të borxhit në muajin shtator.

“Në rast se një kompani nuk i shlyen borxhet, atëherë ne do të kërkojmë të ja revokojmë lejen ujore të cilën e marrin për operim”, thotë Matoshi.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryeshefat ekzekutivë të kompanive rajonale të ujësjellësve, “Prishtina”, “Ibër Lepenci”, “Bifurkacioni”, “Hidromorava”, “Gjakova”, “Hidroregjioni Jugor”, dhe “Hidrodrini”. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori