eksperti-banner

Një kompani në Wisconsin të SHBA-ve që prodhon gota me plumba të vërtetë brenda tyre, ka vendosur t'i qeras punonjësit e saj me nga një armë zjarri.

Këtë veprim e kanë marrë me rastin e festave të fundvitit e në veçanti për Krishtlindje, ku punonjësit do të fitojnë nga një armë zjarri si dhuratë, transmeton Telegrafi.


2 61

Brenda kësaj kompanie punojnë 16 punëtorë me orar të plotë, por shumica prej tyre kurrë në jetë nuk kanë shkrepur plumba nga një armë e vërtetë e zjarrit, edhe pse kjo kompani fut plumba në dizajnet e gotave që i prodhojnë.

3 54

Pronari i kompanisë BenShot, Ben Wolfgram, madje u ka ofruar punëtorëve mundësinë që të zgjedhin llojin e armës që dëshirojnë ta kenë në shtëpi.

4 40

"Jemi një ekip i vogël në BenShot. Dua të sigurohem që të gjithë punonjësit janë të sigurtë dhe të lumtur - kështu menduam se arma do të jetë një dhuratë e bukur", ka shtuar Wolfgram. /Telegrafi/