Nga ora 16:00 është dashur të fillojë shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Kompania që merret me shitjen e biletave të ndeshjeve të Kosovës, ‘tiks.app’ kishte njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Anglisë.

Por, ueb-sajti i kësaj kompanie nuk është ende në funksion.

Së fundmi, përmes faqes në ‘Facebook’, kompania në fjalë ka bërë me dije se ueb-sajti i tyre nuk ka qasje shkaku i mbi-ngarkesës.

“Lajmërim! Për shkak të ngarkesës shumë të madhe momentalisht qasja ne uebfaqe-n tonë është e pamundur. Shumë shpejt faqja do të jete aktive përsëri. Shpresoj ta kemi mirëkuptimin e juaj pasi që kërkesa është jashtëzakonisht shumë e madhe. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kosova do të udhëtojë drejt Plzenit për t’u takuar me Çekinë më 14 nëntor, kurse tri ditë më vonë e pret Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë. /Telegrafi/