LAJMI I FUNDIT:

Kompania Google do t’i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia deri në mesin e vitit 2021

Kompania Google do t’i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia deri në mesin e vitit 2021

Kompania Google do t’i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia deri të paktën në muajin qershor të vitit 2021, thotë ndërmarrja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania më parë pati potencuar se shumica e punonjësve mund të kryejnë shërbimet nga shtëpia deri në fund të vitit 2020.


Mirëpo, vendimi për të zgjeruar politikën e punës nga shtëpia tregon se një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë po e ‘pret një pandemi të gjatë’ – vendimi në këtë rast mund të nxisë edhe bizneset e tjera që të ndjekin këtë kërkesë, shkruan CNN.

“Ne po ju ofrojmë mundësinë punëtorëve që të punojnë nga shtëpia deri më 30 qershor të vitit 2021, së paku ata të cilët nuk kanë nevojë të kryejnë shërbimet në zyrë”, tha themeluesi i kompanisë Sundar Pichai.

“Shpresoj që kjo metodë do t’ju ofrojë fleksibilitetin e duhur”, u shpreh ai. /Telegrafi/