LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Çështje Kushtetuese e miratoi edhe amendamentin e katërt

Komisioni për Çështje Kushtetuese e miratoi edhe amendamentin e katërt

Komisioni për Çështjet Kushtetuese, me nëntë vota për, pesë kundër dhe asnjë të përmbajtur, mbështeti amendamentin e katërt të Kushtetutës që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshje së Prespës në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Me miratimin e këtij amendamenti, Komisioni përfundoi debatin mbi katër propozim amendamentet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me amendamenti e katër është propozuar që pavarësisht konfirmimit të identitetit maqedonas, të qëndroj se Republika mbron të drejtat dhe interesat e qytetarëve të saj që jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit dhe promovon lidhjet e tyre me atdheun e tyre.


Në ditët e kaluara Komisioni miratoi tre ndryshime në Kushtetutë. Me amendamentin e parë propozohet zëvendësimin e fjalës Republika e Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë Veriore kudo në Kushtetutë, përveç nenit 36, ku ekziston një aspekt historik, me amendamentin e dytë ndërhyhet në Preambulë aktit më të lartë juridik, ku vendimet e KAÇKM-së u zëvendësohen me shpalljen e KAÇKM-së dhe marrëveshjen kornizë të Ohrit, ndërsa me amendamentin e tretën shtohet një paragraf i ri që deklaron respekt për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve fqinje.

Debati i amendamenteve në Komisionin për Çështje Kushtetuese filloi nga 7 nëntori dhe ishte parashikuar të zgjatë 12 ditë.

Opozita shqiptare kërkon që Maqedonia të kujdeset për diasporën (Video)
Lexo po ashtu Opozita shqiptare kërkon që Maqedonia të kujdeset për diasporën (Video)

Seanca plenare në të cilin duhet të rishikohen propozim amendamentet është planifikuar për në 1 dhjetor. Projekt amendamentet janë themeluar me shumicë të thjeshtë ose 61 vota. Pas miratimit të amendamenteve në Kuvend, do të organizohet diskutim publik, me çka Qeveria përgatit propozim amendamentet dhe i dorëzon ato përsëri në Kuvend, të cilat duhet të miratohen me shumicën dy të tretat e votave ose së paku 80 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori