LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Buxhet miraton buxhetin vjetor për pesë komuna

Komisioni për Buxhet miraton buxhetin vjetor për pesë komuna

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar buxhetin e vitit 2016 për komunën e Drenasit, për komunën e Mitrovicës veriore, për komunën e Leposaviqit, për komunën e Zubin Potokut dhe për komunën e Zveçanit.

Edhe pse këto komuna kanë miratuar buxhetet e tyre komunale në shkurt të këtij viti, Komisioni ka aprovuar buxhetet me disa rekomandime.


Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka arsyetuar vonesat duke thënë se këto janë në harmoni me kornizat buxhetore.

Komuna e Drenasit e ka buxhetin për këtë vit është 12 milionë e 710 mijë euro. Komisioni ka shqyrtuar edhe raportin me rekomandime lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe të propozuar nga nisma qytetare. /Telegrafi/