LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Hetimor Parlamentar interviston Balajn, Gjinovcin, Xhemajlin dhe Blakajn lidhur me PTK-në

Komisioni Hetimor Parlamentar interviston Balajn, Gjinovcin, Xhemajlin dhe Blakajn lidhur me PTK-në

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në mbledhjen e sotme do të intervizitojë Kryetarin e Sindikatës së Pavarur së PTK-së, Lamih Balaj.

Po gjatë kësaj mbledhje ky komision do të intervistoj edhe Arsim Gjinovcin, Muhamet Xhemajlin dhe Shkelzen Blakaj nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve në PTK.


Telekomi i Kosovës vazhdon të mbetet vatër e krimit të organizuar, por edhe po vazhdon të zhvatet përmes tenderëve e donacioneve si dhe po mbushet me militantë partiakë.

PTK-ja historikisht ka qenë e mbipopulluar me militantë partiakë dhe familjarë të politikanëve.

Këtë e shpjegon edhe fakti se Kryesuese e Bordit të kësaj kompanie është Besa Shatri-Berisha, e cila është gruaja e deputetit të AAK-së Bekë Berisha.