LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian për disa ditë duhet ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut

Komisioni Evropian për disa ditë duhet ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut

Komisioni Evropian po përgatitet për disa ditë të fillojë ta përdorë emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, njofton AIM.

Pasi të dyja vendet e kanë ratifikuar marrëveshjen, Komisioni Evropian pret të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara midis Shkupit dhe Athinës për hyrje në fuqi të përdorimit të emrit të ri në institucionet evropiane.


Maqedonia duhet tani t’i njoftojë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare se Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi dhe të kërkojë prej tyre ta përdorin termin “Maqedonia e Veriut”. Sipas burimeve diplomatike, KE-ja pret njoftim nga Shkupi deri të mërkurën e kësaj jave, paralelisht me njoftimin deri te KB-ja.

Megjithatë, disa punë nuk janë sqaruar deri në fund, informojnë nga KE-ja, gjegjësisht është e paqartë nëse ndryshimi i termit do të ndodhë menjëherë apo nëse do të pritet vendimi i Kolexhit të komisarëve apo megjithatë të Këshillit për punë të jashtme të BE-së, të paraparë më 18 shkurt, ku me konkluzionet do të mund të miratohet përdorimi zyrtar i emrit të ri nga ana e ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Edhe në Këshill edhe në Komision punohet në përcaktimin e procedurave, informojnë nga këto institucione.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori