LAJMI I FUNDIT:

KOMF i drejtohet Qeverisë: Strehimoret për fëmijë rrezikojnë të mbyllen në janar, shkak mungesa e financimit

KOMF i drejtohet Qeverisë: Strehimoret për fëmijë rrezikojnë të mbyllen në janar, shkak mungesa e financimit

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, përmes një kërkese zyrtare i është drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, duke kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve për fëmijët ne nevojë si dhe zgjidhjen afatgjatë të financimit të shërbimeve sociale.

“KOMF ka kërkuar: Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së përkohshme të shërbimeve të strehimoreve për fëmijët pa përkujdes prindëror, viktima të dhunës dhe abuzimit, viktima të trafikimit (niveli i ulët i rrezikut) në Janar 2021, përmes shpalljes sa më parë të thirrjes nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetjen e shërbimeve sociale direkte të ofruara nga strehimoret e licencuara.


Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për të rregulluar mekanizmin e financimit të qëndrueshëm edhe për të gjithë shërbimet sociale për fëmijët e cenueshëm, si fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët në strehim familjar apo fëmijët e përfshirë në punë të rënda, duke nxjerrë thirrje të rregullta të cilat nuk do të lënë zbrazëti apo boshllëqe kohore të pambuluara financiarisht, gjë e cila ndodh çdo vit dhe rezulton me ndërprerje të shërbimeve sociale.

Procedimin sa më shpejt të procesit të miratimit të Projekt Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, (i cili aktualisht është në proces hartimi), e i cili parasheh krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale, me qëllim zgjidhjen afatgjatë të problemit të financimit të shërbimeve sociale.

Ofruesit e shërbimeve të licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ofrimin e shërbimeve rezidenciale po vazhdojnë të përballen me paqëndrueshmëri financiare. Shërbimet sociale dhe ato rezidenciale për fëmijët në nevojë, financohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes thirrjeve publike çdo vit dhe çdo vit ka zbrazëtira kohore mes thirrjeve/kontratave për mbështetje, duke i lënë pa përkrahje financiare këta ofrues, çdo fillim viti”, thuhet në njoftimin për media.

KOMF thekson se edhe këtë vit, strehimoret posedojnë financim vetëm deri në 31 Dhjetor 2020, dhe si pasojë e mungesës së financimit strehimoret rrezikojnë të mbyllen përkohësisht nga 1 Janari i vitit 2021.

“Ndërprerja e ofrimit të këtyre shërbimeve, qoftë edhe përkohësisht do të lërë pa strehë fëmijët e akomoduar aktualisht në këto strehimore dhe po ashtu do të mbyllë derën për rastet e reja që mund të jenë në nevojë për shërbime rezidenciale, duke shkelur kështu të drejtën themelore të fëmijëve për mbrojtje.
Me një situatë të rëndë po përballen edhe ofruesit e shërbimeve për fëmijët e tjerë të cenueshëm. Organizatat ofruese të shërbimeve përmes qendrave ditore dhe shërbimeve në familje e komunitet, nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare përgjatë vitit 2020, nga MPMS.

KOMF bën me dije, se në qoftë se nuk do ndërmerren masat e menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale dhe atyre rezidenciale për fëmijët viktima apo ata në nevojë për shërbime apo strehim, të drejtat dhe mirëqenia e fëmijëve në Kosovë do të cenohen rëndë dhe në një mënyrë të paprecedent”, thuhet më tej në njoftim.

KOMF ka parasysh që gjendja e përgjithshme ekonomike është rënduar si pasojë e pandemisë COVID–19, por mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori