Kombëtarja iraniane ende nuk ka marrë viza për në SHBA përpara Kupës së Botës 2026

Federata Iraniane e Futbollit ka raportuar se lojtarët e ekipit kombëtar ende nuk kanë marrë viza amerikane për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.
Kampionati Botëror po afrohet me ardhjen e qershorit dhe tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika kanë bërë përgatitjet e fundit për një organizim më madh.
Megjithatë, disa kombëtare pjesëmarrëse kanë hasur në probleme dhe njëra nga to është ajo e Iranit, e cila ende nuk marrë viza për udhëtim pasi është në luftë me ShBA-të dhe Izraelin.
Presidenti i federatës, Mehdi Taj, deklaroi se një takim me përfaqësuesit e FIFA-s do të zhvillohet në ditët në vijim, në të cilin pala iraniane pret të marrë garanci se situata do të zgjidhet.
“Nesër ose pasnesër, do të kemi një takim vendimtar me FIFA-n. Ata duhet të na japin garanci, sepse çështja e vizave ende nuk është zgjidhur. Nuk kemi marrë asnjë informacion nga pala tjetër në lidhje me atë se kujt i janë miratuar vizat. Deri më tani, nuk është lëshuar asnjë vizë e vetme”.
“Lojtarët duhet të udhëtojnë për në Ankara për të marrë gjurmët e gishtërinjve, por po përpiqemi ta organizojmë këtë në Antalia në mënyrë që të mos ketë nevojë të udhëtojnë për në Ankara", ka thënë Taj. /Telegrafi/






















































