Situata për trupat e Ukrainës në frontin lindor është “përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit”, sipas komandantit të forcave të armatosura të vendit.
Ndërsa Kievi përballet me një mungesë municioni dhe pret ndihmë të mëtejshme ushtarake perëndimore, me një paketë nga SHBA-ja që aktualisht mbahet e bllokuar në Kongres, Oleksandr Syrsky shpjegoi problemet për forcat e tij në një postim në Telegram të shtunën, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Ai tha se që nga rizgjedhja e Vladimir Putin, trupat ruse kanë rritur ofensivën e tyre në drejtimet Lyman dhe Bakhmut në rajonin e Donetsk, duke përdorur grupe sulmi dhe automjete të blinduara.
Ai shtoi se afër qytetit të Pokrovsk, forcat ruse po përpiqeshin të “shpërthenin përmes” mbrojtjes së Ukrainës duke përdorur dhjetëra tanke dhe mjete luftarake këmbësorie dhe u ndihmuan nga moti i ngrohtë dhe i thatë në të cilin automjetet mund të “kalojnë lirshëm”.
“Ushtria e Federatës Ruse përdor njësi të reja në automjete të blinduara dhe në mënyrë periodike arrin sukses taktik”, citohet të ketë thënë ai.
Syrsky tha se Ukraina po përpiqej shumë për të “forcuar zonat më problematike të mbrojtjes me pajisje elektronike dhe mbrojtje ajrore”.
Ai shtoi se arritja e epërsisë teknike ndaj armikut me armë të teknologjisë së lartë “do të na japë mundësinë të mposhtim një armik më të madh dhe të krijojmë kushte për kapjen e iniciativës strategjike”.
Ndryshe, zyrtarët në Ukrainë dhe aleatët e saj dhe analistët kanë thënë se mungesa e ndihmës së SHBA-së po ndikon në fushën e betejës, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky theksoi këtë muaj se vendi i tij “do ta humbasë luftën” nëse Kongresi nuk miraton ndihmën e mëtejshme.
Një projekt-ligj që përfshin 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën është bllokuar në Kongres prej muajsh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit