LAJMI I FUNDIT:

Kolla është e fortë dhe keni ndjenjën sikur fëmija do t’ju ngufatet: Si t’i dalloni në kohë simptomat dhe ta shëroni

Kolla është e fortë dhe keni ndjenjën sikur fëmija do t’ju ngufatet: Si t’i dalloni në kohë simptomat dhe ta shëroni

Laringiti virusal, një sëmundje e shpeshtë te fëmijët e vegjël, ka simptoma të forta specifike të cilat shpesh mund t’i brengosin prindërit

Reklama

Laringiti virusal është i njohur me emrin difterit, shpesh është sëmundje e cila shfaqet më shpesh te fëmijët e moshës gjashtëmuajshe deri në moshën trevjeçare, posaçërisht në periudhën e sezonit të viruseve (herët në pranverë, vjeshtë, posaçërisht në dimër).

Si edhe pothuajse çdo virus, edhe kjo sëmundje shfaqet papritur, e shoqërojnë frymëmarrja e vështirësuar dhe kolla e ngjirur që rikujtojnë ulërimën e qenit që kryesisht shfaqet gjatë natës.

Fëmija zgjohet nga gjumi, me një tingull shqetësuar, i cili del nga organet e frymëmarrjes dhe fillon të qajë, gjë që përkeqëson edhe më shumë kollën, transmeton Telegrafi.

Laringiti virusal mund të shoqërohet edhe me temperaturë. Shpesh i paraprijnë teshtitja dhe sekretimi i hundës. Nëse shkaku është ndonjë alergji, teshtitje mund të mos ketë. Ngjirja e zërit, kolla, vështirësia në gëlltitje dhe frymëmarrje janë tregues se ka inflamacion laringu. Organet e frymëmarrjes te fëmijët janë më të vogla dhe më të ngushta se te të rriturit, kurse infeksioni mund të ndikojë në funksionalitetin e tyre. Ënjtja zvogëlon kalueshmërinë e laringut, gjë që vështirëson qarkullimin e ajrit dhe çon në frymëmarrje më të rënduar.

Në pozitën e shtrirë është më e theksuar se kur fëmija qëndron ulur apo në këmbë.

Nëse fëmijës përkeqësohet gjendja gjatë natës, ka mënyra se si mund ta qetësoni dhe t’ia qetësoni kollën, në mënyrë që në qetësi ta prisni mëngjesin dhe të vlerësoni a është e nevojshme të shkohet te mjeku. Lëshojeni ujin e nxehtë në banjë për të krijuar avull. Më pas fëmija duhet të futet në banjë dhe të lihet të marrë frymë të ngrohtë për disa minuta. Më pas këshillohet ekspozimi në ajër të pastër. Fëmija duhet të ulet pranë një dritareje të hapur dhe të thithë ajrin më të freskët për rreth gjysmë minutë. Një ndryshim i papritur i temperaturës dhe lagështisë zakonisht qetëson irritimin dhe sjell lehtësim, pas së cilës duhet të shkoni te pediatri.

Trajtimi i laringitit

Si pothuajse çdo sëmundje virale, me pushim dhe hidratim të shpeshtë, fëmija mund të shërohet shpejt. Rekomandohen sa më shpesh çaji dhe supat e ngrohta, si dhe të folurit me zë të theksuar. Megjithatë, nëse simptomat përkeqësohen, kolla e acaron shumë fëmijën dhe shfaqet një temperaturë e lartë, atëherë është më e sigurt që ta çoni fëmijën te pediatri.

Inhalimi jep rezultate jashtëzakonisht të shpejta sepse ilaçi aplikohet direkt në zonën e prekur, d.m.th. fëmija do ta thithë atë përmes inhalimit. Duke pasur parasysh se në shumicën e infeksioneve të frymëmarrjes mukoza është e irrituar, thithja me pantenol ose tretësirë fiziologjike mund të jetë e dobishme në momentin e parë. Megjithatë, edhe pse laringiti në shumicën e rasteve trajtohet me sukses me inhalacion, është e nevojshme të çoni fëmijën te mjeku. Ka sëmundje të tjera të organeve të frymëmarrjes me simptoma shumë të ngjashme që kërkojnë trajtim krejtësisht të ndryshëm. Mjeku do të bëjë një diagnozë dhe do të përshkruajë terapinë e duhur.

Nëse nuk trajtohet, laringiti akut mund të bëhet kronik, ndaj është e rëndësishme t’i qaseni trajtimit me përgjegjësi. Përveç inhalimit, mjeku mund të përshkruajë terapi me antibiotikë, produkte me bazë kortikosteroide, si dhe terapi me oksigjen. Zgjedhja e barnave varet nga mosha e fëmijës.

Forma më e rrezikshme e laringitit tek fëmijët shkaktohet nga bakteri Haemophilus influenzae, por fëmijët mbrohen pas marrjes së vaksinës HiB (rreth muajit të tretë). Bakteri mund të shkaktojë meningjit, otitis, pneumoni dhe të tjera, por është shumë e rrallë, sepse pothuajse të gjitha vendet e kanë përfshirë këtë vaksinë në kalendarin e vaksinimit.

Duke qenë se laringiti, si çdo virus, është ngjitës dhe transmetohet nëpërmjet pikave, për të reduktuar mundësinë që fëmija të infektohet, është e rëndësishme që ai të kalojë sa më shumë kohë në ajër të pastër, si dhe të ushqehet shëndetshëm dhe rregullisht. ruajtja e higjienës së duarve. /Telegrafi/


Në trend Shendetesi

Më shumë
Vini re: Nëse kjo shfaqet në lëkurën tuaj, ju mund të keni diabet

Vini re: Nëse kjo shfaqet në lëkurën tuaj, ju mund të keni diabet

Shëndetësi
Vera shëron edhe infeksionet më të rënda: Por vetëm nëse pihet kështu!

Vera shëron edhe infeksionet më të rënda: Por vetëm nëse pihet kështu!

Të njohim produktet
Cili agjërim është ideal për të hequr dhjamin nga barku dhe cili për shkrirjen e kofshëve

Cili agjërim është ideal për të hequr dhjamin nga barku dhe cili për shkrirjen e kofshëve

Dietë
Çfarë duhet të bëni kur ju kaplon frika: Kaloni këta katër hapa dhe përballeni me guxim të ardhmen

Çfarë duhet të bëni kur ju kaplon frika: Kaloni këta katër hapa dhe përballeni me guxim të ardhmen

Psikologji
Vetëshërimi në shtëpi: Me shtypjen e këtyre pikave mund t’i shëroni të gjitha organet

Vetëshërimi në shtëpi: Me shtypjen e këtyre pikave mund t’i shëroni të gjitha organet

Shëndetësi
Tipi 2 i diabetit: Zbulojeni sëmundjen vetëm duke e shikuar urinën

Tipi 2 i diabetit: Zbulojeni sëmundjen vetëm duke e shikuar urinën

Shëndetësi
Kalo në kategori