Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka fituar njërin nga çmimet prestigjioze që organizata ndërkombëtare “Peace and Sport” (Paqja dhe Sporti) ndanë çdo vit.
KOK-u ka fituar çmimin për aktivitetin e organizuar gjatë pandemisë “6 Prill – Iniciativa e Vitit”, në të cilën u përfshinë rreth 5 mijë persona, të cilët me letër të bardhë krijuan foto dhe video duke bërë sport gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, ministrja Vlora Dumoshi etj.
Kampanjës iu bashkuan qindra organizata të huaja, ndërsa në total numri i pjesëmarrësve sipas “Peace and Sport” ishte më shumë se 117 milionë.
Për të fituar këtë çmim, KOK-u ishte në konkurrencë të ngushtë me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos, Ministrinë e Edukimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit të Gjeorgjisë, Sekretariatin e Shtetit për Sport dhe Rini në Ministrinë e Edukimit të Portugalisë dhe Organizatën “Sport for Life” të Palestinës, ndërsa për çmimin e të parit vendosi Juria dhe votuesit.
Shkaku i pandemisë Covid 19, ceremonia e shpërblimeve u mbajt ‘online’ ndërsa çmimin për KOK-un e zbuloi kampioni Olimpik “Athina 2014” në pingpong, jug-koreani Seung Ming Ryu, njëherit medalist i argjendtë në LO Londra 2012 dhe i bronztë në Pekin 2008.
Në emër të KOK-un, presidenti Besim Hasani, falënderoi pjesëmarrësit e kampanjës, Jurinë e “Peace and Sport” dhe gjithë votuesit.
“Është një nder jashtëzakonisht i madh për ne të fitojmë një çmim kaq prestigjioz të organizatës kredibile “Peace and Sport”. Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës për jurinë, iu përkulemi votuesve në gjithë botën që u frymëzuan, duke na votuar ne”, tha presidenti Hasani.
“Peace and Sport” është organizatë me seli në Monako dhe që funksionon nën patronatin e Princit të Monakos, Albertit të Dytë. Organizata promovon paqen dhe sportin në botë. Anëtarë të saj janë shumë kampionë Olimpikë e botërorë, që kanë lënë gjurmë në karrierën e tyre sportive.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ajaxi pas një sezoni të dobët duket se ka gjetur trajnerin që do t’i rikthejë në krye, – ish-trajneri i Chelseat në krye të listës
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit
“Nuk flas me pronarët prej tre muajsh, por nuk jam vetëm unë fajtori” – Pochettino flet sezonin e dobët të Chelsea
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre