LAJMI I FUNDIT:

KOK: 41 sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare

KOK: 41 sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare
Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur të martën mbledhjen e 10-të, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Ndër të tjera është aprovuar numri prej 41 sportistëve nga 14 sporte të ndryshme, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. LM Oran 2022 mbahet prej 25 qershor deri më 5 korrik 2022. Propozimi ishte bërë nga komisioni i sportit.


Në këtë mbledhje gjithashtu u aprovua raporti i komisionit të sportit për numrin prej 13 sportistësh nga shtatë federata sportive, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj, që prej 24 deri 30 korrik 2022, mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Të gjitha lajmet nga Komiteti Olimpik i Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Gjithashtu u vendos që të dërgohet rekomandimi për mbështetje të përhershme financiare nga MKRS, për trajnerët e bodybuildingut, Esat Lata dhe Sabri Dragusha, për medaljet e fituara nga sportistët Kushtrim Bajraktaraj dhe Granit Kuleta në Kampionatin Botëror, respektivisht Kampionatin Evropian.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:

– U aprovua numri prej 41 sportistëve nga 14 sporte të ndryshme, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. LM Oran 2022 mbahet prej 25 qershor deri më 5 korrik 2022. Propozimi ishte bërë nga komisioni i sportit.

– U aprovua raporti i komisionit të sportit për numrin prej 13 sportistësh nga shtatë federata sportive, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj, që prej 24 deri 30 korrik 2022, mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

– U diskutua për hartimin e strategjisë kombëtare për sport

– U diskutua për hartimin e planit strategjik të KOK-ut 2022

– U raportua për monitorimin e Kuvendeve të Punës të federative sportive.

– U vendos të dërgohet rekomandimi për mbështetje të përhershme financiare nga MKRS, për trajnerët e bodybuildingut, Esat Lata dhe Sabri Dragusha, për medaljet e fituara nga sportistët Kushtrim Bajraktaraj dhe Granit Kuleta në Kampionatin Botëror, respektivisht Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori