LAJMI I FUNDIT:

Koeman e konfirmon: Pjanic do të largohet nga Barcelona

Koeman e konfirmon: Pjanic do të largohet nga Barcelona

Miralem Pjanic do të largohet nga Barcelona gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror.

Mesfushori boshnjak ka dështuar totalisht të ambientohet me futbollin spanjoll, duke mbetur në bankën rezervë.


Largimi i tij nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror është mëse i sigurt.

Këtë e ka konfirmuar trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Koeman në konferencë për shtyp.

Holandezi ka thënë se Pjanic do të largohet këtë verë dhe po pret vetëm ta mësojë skuadrën e tij të re.

“Pjanic është grumbulluar, por do të largohet dhe është në pritje për të mësuar klubin e tij të ardhshëm”.

“Megjithatë gjatë gjithë javës ai është stërvitur shumë mirë dhe do të ishte mungesë respekti nëse nuk do ta grumbulloja për këtë ndeshje”, deklaroi trajneri holandez.

Besohet se skuadra e re e Pjanic do të jetë Juventusi, pasi bardhezinjtë kanë kërkuar prej kohësh rikthimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori