LAJMI I FUNDIT:

Kodi Zgjedhor në Maqedoni: Grupi punues pa udhëzime për funksionim!

Kodi Zgjedhor në Maqedoni: Grupi punues pa udhëzime për funksionim!

Numri më i madh i partive politike deri më tani kanë deklaruar se janë pro një njësie zgjedhore dhe listave të hapura. Propozimet për tre apo tetë njësi në zgjedhore vijnë nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Të hapura janë edhe pyetjet për pragun e hyrjes në Parlament, financimin e partive dhe përfaqësimin në media

Kodi Zgjedhor duhet të hyjë në fuqi të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, në mënyrë që institucionet të përgatiten për zbatimin e tij pa pasur probleme dhe vështirësi për shkak të ndryshimeve. Raportet e OSBE/ODIHR deri më tani kanë theksuar disa herë se ka ende një sërë çështjesh në kuadrin ligjor për zgjedhjet që duhet të zgjidhen. Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse në mënyrë që të harmonizohet brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.


Numri më i madh i partive politike deri më tani kanë deklaruar se janë pro një njësie zgjedhore dhe listave të hapura. Propozimet për tre apo tetë njësi në zgjedhore vijnë nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Të hapura janë edhe pyetjet për pragun e hyrjes në Parlament, financimin e partive dhe përfaqësimin në media.

Grupi punues do të ketë përfaqësues nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Derisa nga opozita kanë dërguar përfaqësues Lëvizja BESA, Alternativa, E Majta dhe Lidhja Demokratike. Në grupin punues do të jenë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Do të ketë edhe anëtarë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Gjykata Administrative, Zyra e Regjistrimit, Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) dhe Regjistri Qendror. Anëtarë në grupet e punës do të ketë edhe nga MOST, Civil, Polio Plus, Instituti Nacional Demokratik, SHGM si dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë.

Aleksander Novakovski, kryetar i komisionit, ka deklaruar se ka grup punues për ndryshimet zgjedhore, por nuk ka udhëzime zyrtare se si do të funksionojë ky organ, tha mbrëmë. Ai shtoi se edhe pse zyrtarisht ka pranuar të jetë personi i parë i këtij organi me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, ende nuk kanë drejtime konkrete se kur do të mblidhet organi dhe cilat do të jenë ndër pikat e para të rendit të ditës.

Maja Moraçanin nga RDM, ka thënë se e di për grupin punues dhe sigurisht që do ta kenë përfaqësuesin e tyre, por ende nuk kanë marrë informacione konkrete se kur do të takohen dhe në cilin drejtim do të zhvillohet puna. Ajo për të cilën kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë është se pothuajse të gjitha partitë do të kenë përfaqësues të tyre përveç OBRM-PDUKM-së, por theksojnë se duhet të merren parasysh rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori