LAJMI I FUNDIT:

Kodheli thotë se vijë kufitare në Rinas s’mund t’i lihet privatit

Kodheli thotë se vijë kufitare në Rinas s’mund t’i lihet privatit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti sot gazetarët për një bashkëbisedim në lidhje me çështjet që pritet të diskutohen në Samitin e NATO që do të zhvillohet në Varshavë në datat 8 – 9 korrik.

Fillimisht ministrja Kodheli theksoi se Samiti i NATO zhvillohet ne një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë, të cilat janë edhe temat kryesore të këtij samiti. Më pas znj. Kodheli foli për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare, si dhe qëndrimin e vendit tonë në lidhje me politikën e dyerve të hapura të NATO.


“Ashtu siç Shqipëria në Ministerialin e fundit NATO të ministrave të Mbrojtjes në qershor të këtij viti, deklaroi se do të marrë pjesë në misionet NATO në Egje me një anije të saj me rrotacion, do të dyfishojë praninë e saj në Afganistan dhe “Resolute Support Mission” dhe shumë shpejt, besoj që do të marrim një ok përfundimtar, për të marrë pjesë në operacionet e ngritjes së kapaciteteve edhe në Irak. Ndërkohë Shqipëria merr pjesë, është prezent, me 14 ushtarakë në misionin më të suksesshëm NATO që është KFOR dhe gjithashtu merr pjesë për herë të parë në një mision të BE në Mali me ekspertë të çminimit, ashtu siç merr prej shumë vitesh pjesë në një mision tjetër të BE “ALTEA” në Bosnje Hercegovinë”, tha Kodheli.

Nëse diskutohet për sigurinë globale kundër terrorizmit apo akteve të dhunshme. Kemi një grabitje të armatosur ku u vu në provë siguria e aeroportit të vetëm ndërkombëtar që ne kemi. Keni një koment, a ka një ngërç mes asaj që diskutohet dhe në faktin real që ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht se kush janë përgjegjësitë?

Unë besoj që sot çështja ka kaluar në dorë të Prokurorisë dhe është ajo që do të nxjerrë në pah të gjitha mangësitë dhe përgjegjësitë e kësaj që ka ndodhur. Personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një vijë kufitare dhe ashtu siç është. Vijë kufitare do të thotë, nuk e di nëse duhej të ishte lënë në vite me roje private, me gjithë respektin për të gjithë ata që e bëjnë këtë punë, por unë besoj që kalimi i një vije kufitare mbart me vete edhe disa elementë të tjerë. Ju të gjithë udhëtoni dhe shikoni se çfarë masash sigurie kanë aeroportet e botës sot, e megjithatë unë ju siguroj në parantezë, që aeroporti “Kemal Ataturk” në Stamboll konsiderohej një ndër 5 aeroportet më të sigurta në botë dhe ndodh ajo që ka ndodhur, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të shikojmë ku i kemi dobësitë dhe sesi duhet të vazhdojmë ta forcojmë këtë gjë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori