LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Rrëmbimi i policëve, shkelje e rëndë e integritetit territorial

KMDLNj: Rrëmbimi i policëve, shkelje e rëndë e integritetit territorial

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), e ka cilësuar si shkelje të rëndë të integritetit territorial rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Në reagimin e tyre, KMDLNj ka thënë se nuk është e para herë që ndodh një gjë e tillë, ndërsa fuqishëm e ka kundërshtuar këtë veprim të forcave serbe.


Këshilli këtë veprim e konsideron si vazhdim të përpjekjeve për mirëmbajtje të situatës së tensionuar, për ta përdorur gjatë negociatave për normalizim që, “gjykuar sipas zhvillimeve të fundit ka marrë një drejtim krejt tjetër”.

“Në vend të normalizimit ka përshkallëzim të dhunës, e cila duket se është e menaxhueshme, së paku deri më tani. Pamjet e policëve të Kosovës, të prangosur dhe të shtrirë për toke ishin servuar nga propaganda e Serbisë me qëllim të manipulimit të opinionit të brendshëm kinse se policët kanë dashur të sulmojnë forcat serbe”.

Tutje, thuhet se reagimi i ndërkombëtarëve ishte “tipik oportunist që lë të kuptohet se ata, me këtë reagim nuk duan ta tensionojnë situatën, e cila ishte buzë shpërthimit”.

“Ndërhyrja e forcave të armatosura të një shteti ndaj një shteti tjetër paraqet agresion dhe sipas të drejtës ndërkombëtare thuaja se është akt lufte. KMDLNj habitet se si mund të ndodhë që në këtë situatë që të lejohet aq komoditet nga ana kosovare që t’i rrëmbehen policët me aq lehtësi aq më parë që thuaja i njëjti skenar për rrëmbim është përdorur nga ana serbe, ndërkaq Policia e Kosovës nuk i ka nxjerrë mësimet e duhura në mënyrë që të parandalojë dhe të pamundësojë rrëmbimin duke siguruar mbrojtje më të fuqishme logjistike njësive policore që bëjnë patrullimin në këtë kufi aq më parë që zona ku janë rrëmbyer policët njihet si zona ku bëhet kontrabandimi dhe tregtimi ilegal midis grupeve të organizuara kriminale”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

“KMDLNj nuk e beson se ndaj policëve të rrëmbyer është përdorur dhunë fizike, por se pamjet ishin të rënda dhe kompromituese sidomos për policët e rrëmbyer dhe opinionin kosovar. Deklarimet e analistëve të ndryshëm dhe figurave publike që kërkonin llogari për policët e rrëmbyer ende pa u sqaruar rrethanat, KMDLNj i konsideron si të papërgjegjshme dhe qëllimkëqija me një mungesë të moralit elementar dhe profesionalizmit. Edhe deklaratat e politikanëve, si të pozitës dhe të opozitës janë thuaja në këtë rrafsh të mungesës së seriozitetit dhe po përdoren ekskluzivisht për përdorim të brendshëm, për ruajtje të pushtetit dhe ikje nga përgjegjësia nga pozita dhe për marrje të pushtetit duke shfrytëzuar këto situata, nga opozita. Se ka përgjegjësi në të gjitha nivelet e përgjegjësisë politike dhe profesionale për këtë mungesë të madhe të profesionalizmit për rastin konkret, as që diskutohet dhe kjo duhet të vihet në veprim pasi të mbyllet rasti  e që KMDLNj shpreson se policët e rrëmbyer shpejt do të lirohen”.

KMDLNj në fund ka shprehur vullnet dhe gatishmëri që t’i vizitojë policët e rrëmbyer, kudo që ata mbahen të privuar nga liria, nëse krijohen kushtet për këtë vizitë dhe nëse sigurohet leja nga autoritetet e Serbisë.

“Monitorimin do ta bënte në kuadër të mandatit monitorues që e ka për monitorim të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria pavarësisht përkatësisë nacionale, gjinisë, bindjeve fetare, statusit në shoqëri apo bindjeve politike duke mos ndërhyrë me asnjë veprim në çështje ligjore që kanë të bëjnë me persona të privuar nga liria. KMDLNj është në dispozicion 24 orë të shkojë në Serbi, në çdo kohë dhe pa asnjë kufizim duke vlerësuar se monitorimi i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, në përgjithësi e në rastin konkret, në veçanti paraqet interes për të gjitha palët!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori