Bersant Celina po zhvillon një sezon të mirë me fanellën e Swansea Cityt dhe këtë e konfirmoi edhe ndaj Wigan, ku  asistoi në fitoren 2-1.

Paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sy të shumë klubeve dhe në këtë afat nuk mungojnë ofertat.

Mediat nga Uellsi nga vjen edhe klubi i Swanseas shkruajnë se Brighton është i interesuar për lojtarin.

Welsonline raporton se Swansea do të shesë 23-vjeçarin vetëm nëse ofrohen afër 12 milionë euro për të.

Celina ka ardhur tek klubi nga Uellsi, pas disa aventurave me klube si Manchester City, FC Twente dhe Ipswich.

Ai është një nga lojtarët kryesor të Kosovës. /Telegrafi/