LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Interit dhuron 100 mijë euro për hulumtime në lidhje me coronavirusin

Klubi i Interit dhuron 100 mijë euro për hulumtime në lidhje me coronavirusin

Interi dhe presidenti i tyre Steven Zhang kanë njoftuar se ata do të dhurojnë 100 mijë euro për Departamentin e Kërkimeve Biomjekësore në Spitalin Sacco në Milano për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit.

Virusi tani ka prekur mbi 3,000 njerëz në Itali, duke marr edhe 107 jetë njerëzish.


Lombardia është qendra e shpërthimit të coronarvrusit dhe Inter kanë bërë dhurimin prej 100 mijë euro për të ndihmuar në studimin e sëmundjes, pasi shkencëtarët po punojnë për ta kuptuar më mirë.

“FC Internazionale Milano dhe Steven Zhang njoftojnë për dhurimin e 100,000 eurove për Departamentin e Shkencave Biomjekësore për klinikën “L. Sacco” në Milano, e drejtuar nga Prof. Massimo Galli”, thuhet në deklaratën e klubit zikaltër.

Klubi ka shtuar se ka lidhje të madhe me qytetin e Milanit dhe i falënderon të gjithë ata që po punojnë për shërimin sa më të shpejtë të këtij virusi. /Telegrafi/