Nottinham Forest ka refuzuar ofertën fillestare të Manchester Cityt për mesfushorin e tyre Elliot Anderson, i cili pritet të largohet nga ‘City Ground’ këtë verë dhe është etur për një transferim në ‘Etihad’ në vend të rivalëve të qytetit Manchester United.

Anderson ka pasur një sezon të shkëlqyer me Forest, gjatë të cilit bëri 50 paraqitje, dhe performancat e tij të mira i siguruan atij një thirrje në ekipin kombëtar të Anglisë për Kupën e Botës nga trajneri Thomas Tuchel.


Kështu, sipas mediave angleze, City ka bërë një ofertë të lartë fillestare për shërbimet e Anderson, gjatë një darke të organizuar nga UEFA, ku ishin drejtuesit e të dy klubeve, por Nottingham Forest e refuzoi atë.

Raportohet se Forest po kërkon një shifër të lartë dhe se kompensimi i mundshëm për të mund të vendosë një rekord të ri për lojtarët britanikë, duke tejkaluar 120 milionë eurot që Arsenali i pagoi West Ham për Declan Rice në vitin 2023.

City e ka ndjekur prej kohësh Anderson, i cili erdhi nga akademia e të rinjve të Newcastle. Edhe pse lojtari aktualisht po përgatitet për turneun në SHBA, Kanada dhe Meksikë, negociatat midis klubeve pritet të vazhdojnë.

Me largimin e kapitenit Bernardo Silva, City po i jep përparësi forcimit të mesfushës, me Anderson në krye të listës së dëshirave të tyre.

Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është gjithashtu midis lojtarëve për të cilët klubi është i interesuar, me mediat e huaja që raportojnë se po e monitorojnë reprezentuesin italian si një objektiv afatgjatë. /Telegrafi/

telegrafi sport app