LAJMI I FUNDIT:

Klopp pas eliminimit: Jemi të trishtuar pasi Liverpooli e do Ligën e Kampionëve

Klopp pas eliminimit: Jemi të trishtuar pasi Liverpooli e do Ligën e Kampionëve

Jurgen Klopp zbuloi se janë të trishtuar ndërsa vlerësoi eliminimin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi.

Kampionët e vitit 2019 u munduan të gjenin një rrugëdalje për Thibaut Courtois në Anfield pasi ishte mundur 3-1 në ndeshjen e parë në Valdebebas.


Megjithatë, Reali u mbrojt dhe menaxhoi mirë lojën duke u kualifikuar në gjysmëfinale pas barazimit 0-0 në ndeshjen e dytë.

Real Madridi nuk mposhtet as në ‘Anfield Road’, kalon në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Real Madridi nuk mposhtet as në ‘Anfield Road’, kalon në gjysmëfinale

“Filluam shumë mirë, por nuk dinim si t’i konkretizonim shanset tona”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“Ne mund të kishim kaluar në epërsi shumë herët. Pastaj, çdo minutë që kalonte, bëhej më e vështirë”.

“Ne duhej të fitonim. Kjo është gjithçka, kjo është ajo që duhet të bënim”.

“Tani ne nuk duhet të luajmë të mërkurën dhe ne mund të përqendrohemi në Ligën Premier”.

Zidane pas kualifikimit në gjysmëfinale: Real Madridi gjithmonë dëshiron më shumë
Lexo po ashtu Zidane pas kualifikimit në gjysmëfinale: Real Madridi gjithmonë dëshiron më shumë

“Jemi të trishtuar sepse e duam këtë trofe. Si trajner, është e vështirë të mos jesh në Ligën e Kampionëve”.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar për sezonin e ardhshëm”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori