LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Luajtëm futboll të jashtëzakonshëm, merituam fitoren ndaj Tottenhamit

Klopp: Luajtëm futboll të jashtëzakonshëm, merituam fitoren ndaj Tottenhamit
Roberto Firmino - Jurgen Klopp (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp ka thënë pas ndeshjes që Liverpooli e meritoi fitoren 1-0 ndaj Tottenham Hotspur 1-0 në një përplasje intensive në derbin e javës në Ligën Premier.

Reds kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Spurs dhe sipas trajnerin Kopp, kjo fitore ishte e merituar pasi ekipi i tij luajti mirë dhe luftoi deri në fund për tre pikët.


“Duhej të luanim për fitore dhe në fund na duhej të luftonim për të, vërtet ishte e vështirë. Mund ta kishim mbyllur këtë ndeshje më herët, shanset ishin të qarta”, ka thënë fillimisht Klopp.

Liverpooli triumfon edhe në udhëtim te Tottenhami, Reds janë gati për derbin me Unitedin
Lexo po ashtu Liverpooli triumfon edhe në udhëtim te Tottenhami, Reds janë gati për derbin me Unitedin

“Mendoj se kemi luajtur një futboll të jashtëzakonshëm për ta sjellë Firminon në shans, por atëherë nuk gjetëm lojtarin e lirë ose mbrojtësit bllokonin topin e fundit”.

“Ne mund të kishim bërë më mirë në këto momente, por atëherë ishte vetëm 1-0 dhe kjo është normale. Kundër një ekipi si Tottenham nuk duhej kjo, pasi dhe në fund na duhej fat në një situatë dhe te Alli në dy tre situata të tjera”.

“Deri në minutat 72-73 mendoj se kishim posedim 77-80 për qind, kështu që është një sfidë e madhe të vish këtu dhe të keni aq shumë posedim duke ditur për cilësinë e kundërsulmimit të këtyre lojtarëve në fushë”.

Tottenham 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Tottenham 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

“Ndeshja ishte intensive, vërtet, por mendoj se i merituam të tre pikët”.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë që luajtëm deri më tani, por ishte një ndeshje shumë e mirë dhe siç thashë, kemi luajtur me të vërtetë një futboll të mirë në shumë pjesë të lojës. Gjithçka ishte mirë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori