Jurgen Klopp ka paralajmëruar përsëri Barcelonën se po humbin kohë duke ndjekur Philippe Coutinhon, pasi Liverpooli do të refuzojë shitjen e tij.

Redsat kanë refuzuar një ofertë prej 72 milionë funtesh nga gjigantët spanjollë më 20 korrik me mesazh të qartë: 25-vjeçari nuk është në treg për asnjë çmim.


Dhe duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjeve të Audi Cup në Munich, menaxheri gjerman përsëriti qëndrimin e klubit të tij.

klopp coutinho 1

“Ai nuk është në dispozicion për shitje”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Fjala 'jo' do të thotë se nuk ka interpretim tjetër. Nuk është asgjë e re, apo jo?”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app