Videoklipin e këngës “Bad Boy”, Stresi ka vendosur ta xhirojë nëpër lagjet e Prishtinës.

“Klipin ‘Bad Boy’ kam vendosur ta xhiroj në Prishtinë. Do të jem në mëhallën Vranjefc”, ka thënë këngëtari për Prive, duke shtuar se do të xhirojë në të gjitha lagjet e kryeqytetit të Kosovës dhe se njerëzit që e mbështesin atë do ta kenë mundësinë të shfaqen në video.


Ndryshe, reperi nga Shqipëria kishte paralajmëruar kohë më parë se do të kthehej në qytetin e tij, ndërsa tash ajo ditë është afruar.

Ai më 1 maj do të performojë në Prishtinë, ndërsa pas asaj date thotë se do të kthehet në Tiranë. /Telegrafi/