LAJMI I FUNDIT:

Klipi i veçantë i Bebe Rexhës dhe Doja Cat – nga ‘udhëtimi prapa në kohë’ e deri te paraqitja provokuese e këngëtareve

Klipi i veçantë i Bebe Rexhës dhe Doja Cat – nga ‘udhëtimi prapa në kohë’ e deri te paraqitja provokuese e këngëtareve

Bebe Rexha kërkoi ndihmën e Doja Cat për këngën kryesore të albumit të saj të dytë, që do të publikohet shumë shpejt.

Kënga e tyre, “Baby, I’m Jealous” u publikua të premten njëkohësisht me klipin, që i solli dy protagonistet në një “udhëtim në kohë”, shkruan DailyMail.


Këngëtarja shqiptare dhe reperja Doja Cat u bashkuan me Nikita Dragun, Charli D’Amelio dhe Avani Gregg për pak kohë për të xhiruar klipin në Los Angeles më 23 shtator.

Klipi nis me Beben (e lindur si Bleta Rexha) dhe Doja (e lindur si Amala Ratna Zandile Dlamini) të veshura në mënyrë elegante teksa darkojnë në një restorant kinez me mikeshat e tyre.

Me flokë të kuqe, këngëtarja shqiptare mbante në duar një byzylyk me diamant, shumë gjerdane me diamante me shtresa të trasha duke krijuar një mbulesë gjoksi dhe byzylykë të trashë prej diamanti.

Një mbështjellje e verdhë me pendë i varej nga shpatullat, ndërsa ajo bisedonte me shoqet që përfshinin krijuesen e hiteve, Juicy, yjet e TikTok dhe blogeren e famshme të YouTube.

Kënga e re e Bebe Rexhës dhe Doja Cat edhe në "billboard"-et më të mëdha të New Yorkut
Lexo po ashtu Kënga e re e Bebe Rexhës dhe Doja Cat edhe në "billboard"-et më të mëdha të New Yorkut

Në klip, Bebe Rexha shfaqet duke hapur telefonin e saj në tryezën e darkës dhe harton një mesazh me tekst për të dashurin e saj, duke i kërkuar llogari se spe po i pëlqen fotografitë e vajzave të tjera në rrjetet sociale.

Shoqet e saj i flasin Bebes që të mos ia dërgojë mesazhin dhe argëtohen duke menduar idetë se si jetesa në një dekadë apo shekull të kaluar do të kishte qenë më e lehtë për marrëdhëniet.

Ajo shprehet se lufton me xhelozinë dhe të ketë një marrëdhënie dashurie/urrejtjeje me rrjetet sociale pasi që mund ta bëjë atë të ndihet e paqëndrueshme në një marrëdhënie.

Në një skenë që frymëzohet me sa duket nga filmi “Freaky Friday” i Jamie Lee Curtis dhe Lindsay Lohan në vitin 2003, një kameriere në restorant dëgjon çfarë po flitet në tryezë dhe i sjell Bebe Rexhës një biskotë, duke këmbëngulur që ajo ta hajë atë.

Dhe kur Rexha hap biskotën, ajo rrëmbehet nga një dritë e ndritshme dhe fillon të udhëtojë në kohë.

Megjithëse shoqet e saj qëndrojnë në tryezë, Doja i bashkohet asaj në skenat nga e kaluara.

Ndalesa e saj e parë është Londra në vitin 1969, ku ajo përqafon plotësisht epokën e vallëzimit në stilin ‘go-go’, me një fustan mini të bardhë dhe me flokë në stilin e asaj kohe.

Kënga fillon me kërcimin e saj të kohës dhe ajo këndon vargjet e para të këngës të cilat thonë: “Shkoj nga e bukura tek e shëmtuara /’ Pasiguria më tha nuk më do / Gjithçka që duhet është një vajzë mbi mua / Në kronologjinë tënde për të mos më bërë asgjë”.

Ajo më pas shkon në ‘Diku në vitet 1800’ dhe vesh fustane të plotë me korse dhe me kornizë.

Refreni para këngës duket se shpjegon përpjekjet e saj ndërsa thotë: “Kjo jam unë, një grua në dy pjesë / Më duaj, derisa të mos e bëj”.

E veshur me një fustan rozë, ajo duket se vallëzon në një ballo me një shoqërues mashkull, por ndërsa këndon për pasiguritë e saj, shoqet e saj, përfshirë Dojën tërheqin korsetin e saj duke ia ngushtuar shumë belin.

Doja dhe Bebe pozojnë për një foto portret bardh e zi të epokës së vjetër të viteve 1800.

Bebe pastaj kërcen në 10,089 B.C. në epokën e gurit, ajo vesh një fustan elegant, me flokë dhe përbërje perfekte.

Doja drejtohet për në ‘Agimin e Krijimit’, ku duket se rishfaq historinë e Adamit dhe Evës dhe mollës.

Bebe Rexha publikoi albumin e saj debutues “Expectations” në vitin 2018 dhe në korrik ajo publikoi në rrjetet sociale një status duke sugjeruar se albumi i saj i dytë ishte realizuar tashmë, por që e ka shtyrë publikimin e tij, shkaku se ajo dhe menaxhmenti i saj nuk menduan se kohët e vëshira të pandemisë do të ishin momenti i duhur për të lansuar album. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori