LAJMI I FUNDIT:

”Kjo është provë se Zoti nuk ekziston”, Megan Rapinoe shkakton polemika me deklaratën e saj pas lëndimit

”Kjo është provë se Zoti nuk ekziston”, Megan Rapinoe shkakton polemika me deklaratën e saj pas lëndimit

Megan Rapinoe ka deklaruar se ‘nuk ka Zot’ pasi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit të karrierës së saj, duke shkaktuar kështu polemika të shumta në opinion.

38-vjeçarja njoftoi para Kupës së Botës verën e kaluar se do të pensionohej në fund të sezonit aktual aty ku po paraqitet tek ekipi amerikan OL Reign.


Rapinoe pati mundësinë për të fituar titullin e parë të ligës në karrierën e saj profesionale pasi OL Reign arriti në finale të kampionatit.

Por vetëm tre minuta pas fillimit të ndeshjes Rapinoe pësoi lëndim që e detyroi atë të largohej nga fusha para kohës. Ndërsa Rapinoe mori rrugën drejt tunelit, ajo mori një ovacion nga të gjithë brenda stadiumit.

Megan Rapinoe e mbylli karrierën në mënyrën më tronditëse të mundshme
Lexo po ashtu Megan Rapinoe e mbylli karrierën në mënyrën më tronditëse të mundshme

Për ta bërë këtë mbrëmje edhe më të keqe për Rapinoe, ekipi i saj OL Reign e humbi në fund ndeshjen me rezultat 2-1 ndaj Gotham FC.

Pas ndeshjes, ajo foli për lëndimin ‘shkatërrues’, për të cilin ajo mendoi se është këputje e tendinës së Akilit. Ulur së bashku me shoqen e skuadrës Rose Lavelle, Rapinoe pati disa fjalë edhe për konceptin e fesë.

“Unë nuk jam një person fetar apo ndonjë gjë tjetër dhe nëse ka pasur një Zot, kjo është provë se nuk ka”, ka deklaruar dy herë fituesja e Kupës së Botës.

Vlen të theksohet se Rapinoe kishte fituar Topin e Artë për femra në vitin 2019 dhe gjatë karrierës së saj profesionale, ka shënuar 63 gola dhe ka regjistruar 73 asistime./Telegrafi/