LAJMI I FUNDIT:

“Kjo është për vajzat tona” – arsyeja pse Wilder ia mundësoi rimeçin Luis Ortizit

“Kjo është për vajzat tona” – arsyeja pse Wilder ia mundësoi rimeçin Luis Ortizit
Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, ka thënë gjatë konferencës për shtyp se një prej arsyeve kryesore pse vendosi të ndeshej sërish me Luis Ortiz, ishte fakti që do t’i siguronte të hyra kundërshtarit të tij për të vazhduar me mjekimin e vajzës së tij të sëmurë.

Amerikani i pamposhtur do të përballet për të dytën herë me boksierin kubanez, kësaj radhe në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit, ndërsa kampioni i WBC-së ia ofroi mundësinë e rimeçit, edhe pse nuk obligohej me kontratë.

E përbashkëta e dhimbshme e boksierëve, Wilder dhe Ortiz kanë një lidhje unike përmes vajzave të tyre të sëmura
Lexo po ashtu E përbashkëta e dhimbshme e boksierëve, Wilder dhe Ortiz kanë një lidhje unike përmes vajzave të tyre të sëmura

Porse ashtu si Wilder, edhe Ortiz e ka një vajzë të sëmurë, e cila ka nevojë për shërbime të shtrenjta mjekësore dhe këtu është prekur ana humane e kampionit.

Deontay Wilder me vajzëne  tij, Naieya (Foto: David A. Smith/Getty Images/Guliver)

Dy boksierët krijuan afërsi gjatë duelit të tyre të parë, pikërisht për shkak se vajzat e tyre vuajnë nga sëmundje kronike, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Dhe duke ia mundësuar rimeçin, Deontay i ofron Ortizit një mundësi të mirë për t’i fituar paratë e nevojshme që të kujdeset për familjen e tij.

Sidoqoftë, ai i ka thënë kubanezit se kur të hyjnë në ring do të jenë dy kundërshtarë dhe aty nuk do të ketë mëshirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori