LAJMI I FUNDIT:

Kjo është pasuria e Bilall Kasamit (Dokument)

Kjo është pasuria e Bilall Kasamit (Dokument)

Bilall Kasami është udhëheqës i Lëvizjes Besa dhe njëherit edhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë.

Telegrafi Maqedoni vazhdon me publikimin e lajmeve për pasurinë e zyrtarëve të partive politike, ata që janë zyrtare të paraqitur nga vetë ata por edhe ata për të cilat nuk janë zyrtare por do të kemi informacione të sakta.


Pasuria e zyrtarëve që nxjerrim është pasuri e deklaruar nga vetë ata në Komisionin shtetëror për pengim të korrupsionit.

Bilall Kasami ka deklaruar pasuri të llojit të ndryshëm duke përfshirë këtu: Tokë, shtëpi, oborr, veturë, metale të çmuara, para të marra hua dhe para të trashëguara nga prindërit.

Kasami ka:
-Tokë nga prindërit (473,50 м2) në Tetovë që kushton 3.202.500 denarë apo në kundërvlerë me euro 52.073 euro.

-Shtëpi nga prindërit (525,87 м2) në Tetovë me vlerë prej 8.188.800 denarë apo në kundërvlerë me euro 133.151 euro.

-Oborr të trashëguar nga prindërit me hapësirë prej 196 m2 në Tetovë për të cilin nuk e ka paraqitur vlerën me para.

-Tokë e trashëguar nga prindërit me vlerë prej 600.000 denarë apo në kundërvlerë me euro 9756 euro. Kjo tokë ka hapësirë prej 1469 m2 në Llërcë të Tetovës.

-Mercedes C220 CDI me vitin 2007 të prodhimit me vlerë prej 12 mijë euro.

-Metale të çmuara prej 1.200.000 denarësh për të cilat Kasami ka deklaruar se janë të bashkëshortes së tij. Me euro, kjo pasuri e përbashkët e Kasamit kap shumën prej 19.512 euro.

Kasami ka edhe dy llogari bankare që nuk i ka paraqitur se çfarë vlere ka të ruajtura në to. /Telegrafi/

*Klikoni mbi tabelë për të parë informacionet në formë të zmadhuar!

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori