LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gjyqtarja që po hetohet për neglizhencë në rastin e Enver Hasanit

Kjo është gjyqtarja që po hetohet për neglizhencë në rastin e Enver Hasanit

Zvarritja e hetimit të veçantë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka kushtuar gjyqtares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Alltëne Murseli, me fillimin e hetimit disiplinor ndaj saj.

Këtë javë, Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), ka përfunduar hetimin preliminar, duke konstatuar se ka elemente të mjaftueshme për sjellje të pahijshme nga gjyqtarja, si dhe për të vazhduar me një hetim të rregullt ndaj saj.


Kjo zyrë, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, po pretendon se Murseli ka neglizhuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, e cila vitin e kaluar ka kërkuar nga gjykata, që të zhvillojë një hetim të veçantë ndaj Hasanit, para se të akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar në kohën sa ishte në krye të Kushtetueses.

Për afro një vit, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Murseli, nuk kishte lejuar të zhvillohet ky hetim, ku ishte paraparë që të dëshmonte gjyqtari ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, Robert Carolan, i cili është edhe dëshmitari kyç në këtë proces, shkruan Koha Ditore.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori