421:"Football - Simon Kjaer of Fenerbahce SK, during a UEFA Europa League match, SC Sporting Braga vs. Fenerbahce Istanbul, Round of 16 - 2nd Leg, at Estadio Municipal de Braga, in Braga. Braga, Portugal, 17th March 2016 Football Simon Kjaer of Fenerbahce SK during A UEFA Europe League Match SC Sporting Braga vs Fenerbahce Istanbul Round of 16 2nd Leg AT Estadio Municipal de Braga in Braga Braga Portugal 17th March 2016 21:"imago/Pedro Benavente
Mbrojtësi danez, Simon Kjaer nuk e ka ndërmend të ndërroi mjedis.
Pasi mediat italiane raportuan se ai do t’i bashkohej Interit gjatë afatit kalimtar të janarit ka ardhur përgjigja e lojtarit.
Danezi ka thënë se është i lumtur me jetën në Stamboll dhe me klubin e tij aktual Fenerbahce.
“Unë jam shumë i lumtur këtu, familja ime gjithashtu. Nuk e kam ndërmend të largohet nga Fenerbahce”, tha Kjaer.
“Qëllimi im është që të fitojë titullin e kampionit në Turqi pastaj të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve me klubin. Nuk do të largohem nga Stambolli”, përfundoi Kjaer duke i mbyllur dyert Interit.
Danezi më parë ka luajtur në Serie A për tre stinorë, ku fillimisht ishte pjesë e Palermos pastaj edhe te Roma por që dështoi të tregoi aftësitë e tij. /Telegrafi/