LAJMI I FUNDIT:

I kishte thënë Putinit në sy ‘je i pashpirt’ – cilat pritet të jenë ‘fushëbetejat’ e Bidenit në raport me Rusinë?

I kishte thënë Putinit në sy ‘je i pashpirt’ – cilat pritet të jenë ‘fushëbetejat’ e Bidenit në raport me Rusinë?

Për dy udhëheqës amerikanë, ajo që gjithashtu u kishte bërë përshtypje ishte “shpirti” i presidentit rus Vladimir Putin.

“E pashë në sy. E pashë si shumë të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm – unë isha në gjendje të ‘gjeja diçka nga shpirti i tij’”, kishte thënë presidenti George W. Bush në vitin 2000 pas takimit të tij të parë me Putinin, atëherë një udhëheqës i ndrojtur që kërkoi miratimin e “peshave të rënda politike perëndimore”.


Në atë kohë, Uashingtoni e pa Rusinë si një demokraci në zhvillim e cila rimëkëmbet nga dhimbjet që pasuan humbjen e fuqisë së epokës së Luftës së Ftohtë të Moskës.

Për Shtëpinë e Bardhë të Bushit, Moska ishte një fuqi rajonale me një ekonomi në vështirësi dhe një ushtri jofunksionale që mezi mund të mbante Çeçeninë.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, zëvendëspresienti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me Putinin më ndryshe, me vetëbesim.

Biden e qortoi Putinin për mbytjen e opozitës dhe përndjekjen e manjatit të naftës Mikhail Khodorkovsky.

Por pastaj, siç shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, dialogu i tyre mori një kthesë dramatike.

“Po shikoj në sytë e tu dhe mendoj se je i pashpirt”, thuhet t’i ketë thënë Biden, Putinit – gjatë një takimi në vitin 2011 në Kremlin, sipas revistës New Yorker. “Dhe ai më shikoi gjithashtu, dhe buzëqeshi, duke më thënë ‘ne e kuptojmë njëri-tjetrin'”.

Ndryshe, po sipas Al Jazeera, ish-shefi i Biden, Barack Obama pa një “rivendosje” të lidhjeve me Moskën gjithnjë e më këmbëngulëse si një nga përparësitë kryesore të administratës së tij.

Moska “rivendosi” dominimin e saj në ish-Bashkimin Sovjetik me një nga fqinjët e saj më të vegjël, Gjeorgjinë, gjatë një lufte të shkurtër në vitin 2008.

Putini ringjalli ndikimin e Rusisë në Lindjen e Mesme duke mbështetur në mënyrë të përsëritur Iranin, duke shpëtuar regjimin në kolaps të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe duke “vendosur baste” për gjeneralin Khalifa Haftar në Libinë e copëtuar nga lufta.

Gjithashtu Moska mbështeti separatistët ukrainas, u raportua të ketë mbështetur nacionalistët euroskeptikë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe dyshohet se kishte ndërhyrë në votimin presidencial të vitit 2016 në SHBA.

Dhe Biden do të jetë presidenti i pestë amerikan që merret me Putinin, i cili me sa duket e kupton se shanset e tij për të rregulluar lidhjet me Shtëpinë e Bardhë janë të pakta.

Biden: ‘Unë do të qëndroj përballë autokratëve si Putini’

Biden e sheh Rusinë si “kërcënimin më të madh” për sigurinë e Amerikës.

Ai tashmë e ka quajtur qeverinë e Putinit “paranojake” për helmimin e liderit të opozitës Alexey Navalny me agjentin nervor Novichok.

“Është shenjë e një regjimi rus që është aq paranojak sa nuk është i gatshëm të tolerojë çdo kritikë ose mospajtim”, kishte thënë ai në fillim të tetorit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, qasja e Bidenit ndaj Moskës është shumë më e qëndrueshme se ajo e Trumpit – dhe është pjesë e strategjisë së tij më të madhe për të rivendosur ndikimin global të Amerikës.

Biden synon të rindërtojë lidhjet e dobëta me BE-në dhe është i vendosur të ringjallë presionin mbi njerëz të fortë si Putini.

“Ndryshe nga Trump, unë do të mbroj vlerat tona demokratike dhe do të qëndroj përballë autokratëve si Putini”, kishte shkruar Biden në Twitter, në gusht.

Heshtja nga Kremlini

Ndërkohë, Kremlini ka qenë qëllimisht i qetë për fitoren e Biden në zgjedhje, shkruan Al Jazeera.

Ndërsa shumica e liderëve perëndimorë i dërguan urimet Biden më 7 nëntor, pasi disa rrjete televizive e shpallën atë fitues të 3 nëntorit, Putini po pret numërimin përfundimtar.

“Ne besojmë se është e saktë të presim që të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, gjatë një konferencë telefonike më 9 nëntor.

“Ne do të punojmë me çdo president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara – me atë të cilit populli amerikan i jep votën e tij të besimit”, kishte theksuar Putin në një intervistë të gjatë televizive të transmetuar më 7 tetor, ditëlindjen e tij të 68-të.

Mediat e “ngrysura”

Por rrjetet dhe televizionet Pro-Kremlin ishin shumë më të zëshme.

Ata treguan një video arkivi të kryeministrit sovjetik Andrey Gromyko që takohej me kongresmenin Biden në vitin 1998.

Megjithatë, ata përqeshën moshën e Biden dhe pretenduan për dyshime rreth besueshmërisë së sistemit zgjedhor të SHBA-së, duke përsëritur pretendimet e pabazuara të Trump për “zgjedhje të vjedhura”.

I ashpër për Putinin

Por si saktësisht mund të bëjë presion Bideni mbi Rusinë?

Një nga pikat e nxehta është një zgjidhje paqësore në Ukrainë, ku separatistët pro-rusë kanë luftuar qeverinë qendrore që nga viti 2014.

Biden ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron që NATO të zgjerohet dhe, ndoshta, të përfshijë Ukrainën.

Një veprim i tillë me siguri do ta kundërshtojë Putini – dhe mund të nxisë më shumë dhunë në rajonin separatist të Donbass.

“Presioni i fortë mbi Rusinë mund të shkaktojë një përshkallëzim në Donbass”, i tha Al Jazeera-s, Aleksey Kushch, një analist me qendër në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv.

Një pikë tjetër presioni është ajo ekonomike.

Perëndimi tashmë ka sanksionuar Moskën për aneksimin e Krimesë duke ndaluar transferimin e teknologjive të sofistikuara për industrinë e naftës dhe gazit të Rusisë dhe duke kufizuar kreditë për bankat ruse dhe kompanitë e energjisë.

SHBA ka sanksionuar gjithashtu ndërtimin e projektit më të rëndësishëm të energjisë të Rusisë – tubacionin prej 11 miliardë dollarësh të gazit natyror Nord Stream 2 i projektuar për të dyfishuar kapacitetin e tubacionit të Rusisë për të çuar gazin nën det në Evropë dhe për të anashkaluar Ukrainën që varet nga tarifat e mëdha të tranzitit.

Por ndërsa këto sanksione dëmtojnë ekonominë e Rusisë, ato janë përdorur nga disa media për të demonizuar Perëndimin.

Ajo që doli më efikase janë sanksionet personale të përcaktuara kundër zyrtarëve të lartë rusë dhe Biden mund të zgjerojë listën.

“Unë nuk përjashtoj fillimin e sanksioneve serioze personale [kundër zyrtarëve të lartë rusë], që provuan të jenë më efektive”, i tha Al Jazeera, Gennady Gudkov, një udhëheqës i opozitës dhe ish-ligjvënës i mërguar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori