LAJMI I FUNDIT:

Kishte grabitur 500 euro në një pompë derivatesh – arrestohet nga policia në Ferizaj

Kishte grabitur 500 euro në një pompë derivatesh – arrestohet nga policia në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në Ferizaj.

Siç njoftohet, personi në fjalë në një pompë derivatesh ka kërcënuar me armë zjarri punëtorin dhe i kishte marrë 500 euro dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.


“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar e më pas sot, datë 12.01.2023 në ora 19:00 kanë arrestuar të dyshuarin N.B (M/K) i moshës 24 vjeçar”- njofton Policia.

Policia bën të ditur se Sektori Rajonal i Hetimeve me autorizim të prokurorit nga Prokuroria e Ferizajt i kishte nisur hetimet.

“I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.